15 mijë euro për një vend në kamion, arrestohen dy shqiptarë në Angli

Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli pasi dërgonin emigrantë të paligjshëm në vend duke i fshehur në kamionë. Agjencia Kombëtare e Krimeve njoftoi se Admir Canaj (38 vjeç) dhe Astrit Ramoshi (37 vjeç), u arrestuan pasi ndaj tyre kishte një urdhër arresti ndërkombëtar dhe janë lënë në burg nga Gjykata në pritje të ekstradimit drejt Belgjikës.

Ata akuzohen se drejtonin operacionet e një grupi trafikantësh në Britaninë e Madhe, të cilët dërgonin emigrantë nga Belgjika drejt ishullit, duke përdorur si pikë nisjeje një hotel në qytetin Gent. Ata i fshihnin emigrantët, pjesa dërrmuese gjithashtu shqiptarë, në kamionë dhe për këtë udhëtim u merrnin nga 15 mijë euro secilit.

Pas hetimeve, që u drejtuan nga Policia Federale Belge, 12 persona të tjerë u arrestuan në Belgjikë dhe një në Gjermani gjatë tre ditëve të kaluara. Pas bastisjes në hotelin e lartpërmendur, aty u gjetën 37 shqiptarë që dyshohet se po prisnin të niseshin për në Angli.

Shkarkoni aplikacionin e A2