3 humbje në 5 ndeshje, por Milan konfirmon trajnerin Giampaolo

Pas humbjes me Torinon, e ardhmja e Marco Giampaolos dukej në dyshim dhe shkarkimi jepej thuajse i sigurtë.

Megjithatë, Milani e konfirmon drejtuesin e stolit. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë dalë në mbështetje të trajnerit, pavarësisht ecurisë së dobët të skuadrës, duke theksuar se ai nuk është në diskutim.

Madje, te Milani japin garanci se përkundër spekulimeve, ndeshja e kësaj të diele kundër Fiorentinës nuk do të jetë shansi i fundit i Giampaolos.

Drejtuesit e kanë vlerësuar lojën e paraqitur për 70 minuta, përpara tulatjes që zgjati 4 minuta dhe që i shkaktoi skuadrës disfatën.

Shkarkoni aplikacionin e A2