Anketa, 43% e të rinjve duan të emigrojnë, të dytët në rajon

Rreth 43% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria. Këto janë të dhënat e fundit të anketës së fondacionit gjerman Friedrich Ebert, i cili ka marrë në studim të gjitha vendet e Europës Juglindore, ku rezulton se 285 mijë shqiptarë po planifikojnë të ikin në vitet në vijim.

Pas rumunëve me 358 mijë, të rinjtë shqiptarë janë të dytët që duan të emigrojnë, të ndikuar kryesisht nga faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës së krijuar në vend.

Sipas të dhënave të anketës, të rinjtë që nuk janë të punësuar rezultojnë edhe grupi më i prirur për të emigruar, kryesisht drejt vendeve europiane si Gjermani, Britani dhe Itali. Por emigrimi vazhdon edhe për të rinjtë e arsimuar.

Anketa evidenton se emigrimi i trurit ndryshon ndjeshëm nga vendi në vend. Fenomeni është shumë agresiv në Shqipëri dhe Malin e Zi, ndërsa në Bullgari dhe Maqedoni, të rinjtë e shkolluar kanë më pak prirje të emigrojnë.

Shkarkoni aplikacionin e A2