Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Balla: Meta e shkeli Kushtetutën, Komisioni i Venecias e thotë e zeza në të bardhë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 20:27 | Politikë
Balla: Meta e shkeli Kushtetutën, Komisioni i Venecias e thotë e zeza

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit të Venecias, ku theksohej se Presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat e tij Kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Sipas Ballës, Ilir Meta e shkeli Kushtetutën dhe se Komisioni i Venecias e tha këtë e zeza në të bardhë.

https://a2news.com/2019/09/27/raporti-paraprak-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-meta-tejkaloi-kompetencat/

“Që e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendosë procesi ligjor, ndërkohë që të sugjeroj të lexosh me vëmendje këtë pjesën që mua më pelqeu më shumë: “Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin të drejtën te pengonin çdo proces zgjedhor në të ardhmen”.
E ka thënë Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund te bëhen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi të bardhë”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani