Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha takon Kryemadhin, të dielën mbledh kryesinë e PD

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 10:15 | Politikë
Basha takon Kryemadhin, të dielën mbledh kryesinë e PD

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e së enjtes.

Takimi ka zgjatur rreth 60 minuta dhe në fokus ka qenë çështja e reformës zgjedhore, për të cilën PD propozoi ngritjen e një strukture të posaçme, që në përbërje të ketë nga një përfaqësues të PD dhe PS.

Pjesë e diskutimit kanë qenë edhe propozimet e opozitës për reformën, mbi të cilën ekspertët po punojnë prej disa ditësh. Ndërkohë, Partia Demokratike pritet të zhvillojë të dielën një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe ish-grupit parlamentar.

Mbledhja e thirrur në orën 11:00 është e para e këtij sezoni të ri politik dhe do të ketë në fokus platformën mbi të cilën po punon PD për zgjidhjen e krizës që përfshin reformën zgjedhore, drejtësinë e pavarur dhe atë që njihet si paketa antimafia, e që në thelb godet kontratat koncesionare të qeverisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli