Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dhunohet futbollisti shqiptar në Kroaci

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 15:29 | Futboll
Dhunohet futbollisti shqiptar në Kroaci

Futbollisti shqiptar, Muzafer Ejupi, i cili luan me skuadrën Slaven Belupo në Kroaci, është përfshirë në një incident të dhunshëm dy ditë më parë, duke marrë lëndime serioze.

Ejupi, i cili në të kaluarën ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut, sipas prigorski.hr, ishte objekt i sulmit nga një 53-vjeçar nga Koprivnica, teksa ishte nën shoqërinë e kunatit të tij. Futbollisti është goditur me një shufër metalike.

Lajmi është publikuar edhe nga skuadra kroate në “Facebook”, e cila bashkëngjitur ka publikuar edhe disa foto të lojtarit, i cili duket që ka marrë lëndime serioze në kokë.

Ejupi është shoqëruar edhe në policia, por pas sqarimit të ngjarjes është lënë i lirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë