Do shfrytëzonin 20-vjeçaren për prostitucion, 1 i arrestuar, 2 në kërkim

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin e Rinasit arrestuan 1 person dhe shpallën në kërkim dy të tjerë nën akuzat, “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Në kuadër të operacionit “Fraud” u arrestua në Rinas 31-vjeçari nga Fieri A.B. dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij E. K. dhe B. B., të cilët sipas informacioneve të marra në rrugë operative, do të trafikonin në Gjermani një 20 vjeçare, e cila do të shfrytëzohej për prostitucion.

Policia gjithashtu po punon për identifikimin e një person tjetër i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shkarkoni aplikacionin e A2