Eurodeputeti grek do drejtojë Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogiannis do të jetë kryetari i ri i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ndërsa në të njëjtën detyrë, por për Maqedoninë e Veriut është zgjedhur kolegu i tij austriak, Andreas Schieder.

Kefalogiannis është një anëtar i partisë greke në pushtet Demokracia e Re dhe u zgjodh për herë të parë në Parlamentin Evropian në vitin 2014. Ai ka qenë kreu i delegacionit të PE në Komitetin e Përbashkët parlamentar Turqi-BE nga viti 2014-2019.

Përpara se t’i bashkohej politikës evropiane, Manolis Kefalogiannis ka qenë pjesë e parlamentit grek që në vitin 1990 dhe ka shërbyer si ministër në vitin 2000. Kefalogiannis ka zëvendësuar në këtë detyrë rumunen Monica Macovei.

Shkarkoni aplikacionin e A2