Gati t’iu drejtohet liderëve botërorë në OKB…. Një sekondë të bëj një selfie!

Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele mori të gjithë vëmendjen e audiencës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Para se të niste fjalimin e tij, presidenti 38 vjeçar iu kërkoi të pranishmëve, që zakonisht janë krerë të fuqishëm shtetesh, ta presin vetëm për një sekondë. Ai nxorri menjëherë telefonin dhe bëri një selfie në foltore.“Më besoni mua, shumë njerëz do të shohin këtë foto sesa do të dëgjojnë fjalimin tim”, tha Bukele para se të mbante fjalimin e tij adresuar liderëve botërore për të bërë më shumë për rininë.

Pasi mbaroi fjalën, Bukele e postoi foton e tij në Twitter ku mori më shumë se 7000 like për më pak se një orë. “Me shumë mundësi në pak vite, qindra prej nesh nuk do të udhëtojnë drejt Nju Jorkut për t’u takuar në këtë ndërtesë”, tha Bukele. “Një sesi videokonferencash do të kushtojnë qindra mijëra dollarë më parë dhe jam i sigurt që do të kenë të njëjtin efekt në mos më të madh”.

Shkarkoni aplikacionin e A2