“Harrojini traktet e porositura”, zëdhënësi i Presidentit: Zero shkelje e Kushtetutës

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi reagoi në Facebook mbi raportin paraprak të Venecias.

“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun! DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë”, shkruan zëdhënësi i Kreut të Shtetit në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2