Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hillary Clinton sulmon Trump: Është një kërcënim për SHBA

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 11:56 | Bota
Hillary Clinton sulmon Trump: Është një kërcënim

Ish sekretarja amerikane e Shtetit dhe rivalja e presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, ka sulmuar ashpër kreun e Shtëpisë së Bardhë pas zhvillimeve të fundit me çështjen e Ukrainës.

“Donald Trump është qartësisht një rrezik, një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”, kështu u shpreh Hillary Clinton gjatë një interviste për CBS.

Ish sekretarja e Shtetit e përkufizon presidentin “si një tornado njerëzore të korruptuar”. “Nuk ka rëndësi nëse je demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur Kushtetutën, përdor pozitën e tij për të shfrytëzuar një qeveri të huaj për motivet e tij politike”, shprehet Clinton.

Hillary i referohet kontrakteve mes presidentit ukrainas dhe Trump i cili i kërkoi Zelenski të kontaktojë me ministrin e Drejtësisë në SHBA, William Barr për të diskutuar hapjen e një hetimi të mundshëm për korrupsion për Joe Biden dhe djalin e tij. Për Hillary Clinton, Donald Trump ka tradhtuar vendin dhe është një realitet i vështirë për të cilin duhet ndërhyrë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani