Klosi i përgjigjet Veliajt: Ushtari i mirë Shvejk ndodhet kudo në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i është përgjigjur në distancë Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas kritikave dhe akuzave të këtij të fundit lidhur me lejet mjedisore, të cilat duke qenë se jepen nga ministria e Klosit, pengojnë punën e përditshme të bashkive.

“Për një Shvejk në një zyrë që nuk do t’i ikin këto letra dhe korrupsioni që merr me lejet mjedisore, të gjithë kryetarët e bashkive duhet të marrin ministrin, edhe për një lokal që bën zhurmë, se nuk ka gjasë në botë, siç nuk jam bindur unë, të bindësh një qytetar që Bashkia nuk e ka këtë kompetencë”, u shpreh Veliaj një ditë më parë.

I pyetur nga A2, pas sulmeve të Erion Veliajt, se kush është “Shvejku” që i bllokon bashkisë marrjen e kompetencave për lejet mjedisore, Klosi tha se nuk e ka për zakon të shaje kolegët, pavarësisht debateve që mund të ekzistojnë edhe brenda Partisë Socialiste.

“Ushtari i mirë Shvejk ndodhet kudo në Shqipëri”, tha ai. “Sa për lejet mjedisore të tipit C, që kërkoi Veliaj t’i marrë në kompetencë, Ministria po sheh mundësinë për t’i hequr si hallkë. Është barrë e shtuar për 5500 biznese”.

Deklaratat, ministri Klosi i bëri në një aktivitet në Ditën Botërore të Turizmit. Me këtë rast, ai tha se sezoni turistik në Shqipëri nuk është mbyllur, pasi në zonat bregdetare por edhe ato malore vijon të ketë vizitorë të huaj dhe vendas.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Kushtet ishin 5 u bënë 9 pasi vendi po bën mbrapa
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Dy kushte të Bundestagut kanë të bëjnë me arrestimin e blerësve të votave
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ka një përpjekje për ta shitur të sotme si një përplasje mes BE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Vendi po sundohet shumë larg standardeve evropiane
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Franca e ndjen përditë problemin e azilkërkuesve shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Numri i atyre që kërkojnë azil në raport me popullsinë më i larti
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Shumë gjëra nuk kanë gjetur pasqyrim në raportet e KE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Në vend të plotësonim e Bundestagut, putheshim me Mogherinin
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Nuk hapen negociatat me propagandë, por me të vërteta
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Bundestagu tani e njeh gjendjen reale në Shqipëri shumë mirë
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Macron kërkon të verifikojë të vërtetat e Ballkanit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Nuk shkohet në Evropë me Toyota Yaris
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Franca është e francezëve, jo e 5 oligarkëve
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: 20% e shqiptarëve ushqehen me lista
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: 70% e shqiptarëve i shpenzojnë të ardhurat për bukë