KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Dhurata Haveri

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Dhurata Haveri.

KPK gjeti parregullsi dhe mospërputhje me pasurinë e gjyqtares Dhurata Haveri e cila nuk mori pjesë dhe në seancën e parë të vettingut që u zhvillua për të.

KPK në hetimin e kryer për Haverin zbuloi se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i saj nuk korrespondonin me dokumentacionet e marra në institucionet tatimore.

Shkarkoni aplikacionin e A2