Kushtet e Bundestagut, Kodheli: I kemi nisur, janë thellim i reformave

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte e ftuar në Ditarin e orës 13:00 nga ku foli për aktualitetin politik në vend.

Teksa komentoi kushtet e Bundestagut, Kodheli i vlerësoi si thellim të reformave të nisura tashmë. Ai theksoi se BE ka pasur rezerva edhe për shkak të eksperiencave me vendet e fundit që i janë bashkuar unionit.

Sinjali pozitiv që vjen nga Bundestagu gjerman

“Vendet e BE vazhdojnë të kenë disa probleme me disa vend që janë futur së fundmi, si për shembull Rumania. Vendet e BE kanë pasur një rezervë edhe për shkak të eksperiencës me vendet e fundit që janë futur në union. Ne duhet të jemi të fokusuar te detyrat e shtëpisë. Ka disa detyra të rëndësishme që duhet të përmbushet gjatë procesit. Kushtet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pikat e fundit në listimin e 9 kërkesave janë thellim i reformave të nisura. Nuk duhet të kishim asnjë koment politik, këto duhet të ndodhin. Ne kemi hyrë tashmë në këto reforma. Reformat duhet të thellohen dhe jo vetëm të ceken. Ne sot na intereson krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe as të Lartë. Gjykimi nga këto institucione e asaj që ndodhi në Shqipëri. Këto  vijnë si kërkesa nga Gjermania. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Reformat sapo kanë filluar dhe do të vazhdojnë të thellohen”.

Debati në Bundestag

“Dominanca në Bundestag është e djathtë. Ka pasur ndikime reaksione ekstreme mbi refugjatët dhe çështje të sigurisë. Të gjitha këto e kanë komplikuar edhe gjykimin mbi shqiptarët dhe Shqipërinë. Diskutimi kishte diversitet.

Rasti “Tahiri”

“Nuk mund të bëjmë gjyqe popullore. Dënime po, por bazuar në fakte, në legjislacion dhe në të drejtën e gjithkujt për t’u mbrojtur. Sigurisht që ne kemi shumë për t’u bërë”.

Legjitimiteti i 30 qershorit

“Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e formuar deri në fund të muajit që vjen dhe do të pritet një gjykim i saj mbi zgjedhjet. Në gjykimin tim zgjedhjet kanë qenë të rregullta. Rikthimi i opozitës në tryezën e reformës zgjedhore është një shenjë e mirë dhe tregon se zotërinjtë kanë reflektuar. Largimi i tyre nga Parlamenti ka qenë një gafë e madhe dhe pasojat do t’i vuajnë. Nuk ka asnjë sistem zgjedhur të gabuar. Kjo është çështje implementimi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2