Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Luiza Gega në histori, në finale të 3000 metrave me pengesë në Botërorin e Dohës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 22:06 | Sporte të tjera
Luiza Gega në histori, në finale të 3000 metrave me pengesë

Luiza Gega në historinë atletikës shqiptare. Rekordmenia shqiptare ka arritur një performancë fantastike në kampionatin botëror në Doha, teksa në disiplinën e 3000 metrave me pengesë arriti të hyjë në finale.  

Në këtë mënyrë Gega bëhet atletja e parë shqiptare që arrin këtë objektiv të madh.  

Gega performoi me kohën 9:28:32, larg rekordit të saj personal (9:22.00) të majit 2018 në Romë por edhe të rekordit sezonal të arritur në Shkup, por gjithsesi të mjaftueshëm për të aksesuar në finale.

Gega mori kohën e 10-të total, me kenianen Beatrice Chepkoech që arriti kohën më të mirë me 9:18.01.

Finalja do të mbahet më 30 shtator, dhe është e parashikuar rreth orës 20:50.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani