Miley Cyrus, pas ndarjes nga e dashura, gjen paqen në…shkretëtirë

Miley Cyrus ka gjetur një mënyrë, që vetëm ajo di ta bëjë, për të harruar dy dështimet sentimentale që e shoqëruan gjatë kësaj vere. Ajo ka zgjedhur një hotel superluksoz në mes të shkretëtirës së Utah për të kaluar disa ditë pushime më nënën e saj Tish dhe motrën Brandy.

Pas divorcit në gusht me bashkëshortin Liam Hesworth dhe ndarjes disa ditë më parë me të dashurën Kaitlynn Carter, me të cilën qëndroi e lidhur për dy muaj, të gjithë mendonin se këngëtarja po kalonte një moment të vështirë.

Por nuk është, këtu ajo ka zgjedhur xhirot në shkretëtirë dhe me kanoe në kanionet e Kolorados për të kaluar disa ditë me familjen e saj.

Shkarkoni aplikacionin e A2