Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk doni afër fëmijë që qajnë? Kompania ajrore sinjalizon vendet ku janë ulur bebet

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 19:49 | Teknologji

Të gjithë i duam fëmijët, por jo të gjithë jemi gati të kalojmë orë të tëra në aeroplan në krah të tyre, veçanërisht kur nuk janë fëmijët tonë.  

Për edukatë, solidaritet dhe mirëkuptim për prindërit që gati të dëshpëruar krijojnë pa sukses lojërat më të ndryshme për të qetësuar fëmijët, secili mundohet të mos i dëgjojë të qarat e vogëlushëve, por padyshim ndonjëherë udhëtimi mund të kthehet në një sfidë për nervat dhe veshët.  

Kompania Japan Airlines

Kompania japoneze Japan Airlines ka menduar për këtë pjesë, duke i ofruar klientëve të linjës së tyre që prenotojnë online mundësinë për të parë nëse afër tyre kanë prenotuar persona të shoqëruar nga fëmijë shumë të vegjël, deri në moshën 2-vjeçare.

Pozicioni i sinjalizuar i bebeve

Sistemi nuk është perfekt, sepse nuk pengon faktin që dikush mund të prenotojë vendin pranë teje, si dhe përjashton fëmijët në një moshë më të madhe, por që mund të jenë gjithsesi të zhurmshëm.

Nuk janë pak ata që tani duan t’i kërkojnë diçka të tillë edhe kompanive të tjera.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani