PD mbledh të shtunën Kolegjin e Kryetarëve – A2

PD mbledh të shtunën Kolegjin e Kryetarëve

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e shtunë Kolegjin e kryetarëve në orën 18:00.

A2 ka mësuar se në fokus të kësaj mbledhje pritet të jetë aksioni opozitar dhe platforma e Partisë Demokratike për krizën politike.

Mbrëmjen e së enjtes, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe në fokus ka qenë çështja e reformës zgjedhore, për të cilën PD propozoi ngritjen e një strukture të posaçme, që në përbërje të ketë nga një përfaqësues të PD dhe PS.

Shkarkoni aplikacionin e A2