Pengohet puna e IKMT për “Lungomare 2”, pronarët duan të njihen me projektin

Inspektorati Kombëtar i Monitorimit të Territorit ka vijuar mëngjesin e kësaj të premteje aksionin për prishjen e disa ndërtimeve, për t’i hapur rrugë ndërtimit të projektit “Lungomare 2” që do të zgjatojë shëtitoren në drejtim të Orikumit.

Në rast se në ditët e para operacioni ka vijuar pa probleme, kësaj radhe punonjësit e IKMT kanë hasur në kundërshtimin e disa prej përfaqësuesve të objekteve që janë caktuar për t’u prishur.

Pronarët e bizneseve kanë kërkua të njihen me projektin që do të prekë zonën përpara se të vijohet me prishjen e objekteve të tyre.

Aksioni i IKMT për projektin e ri të zgjatimit të Lungomares nisi disa ditë më parë ku u prishën dhe 60 objekte të tjera. Objektet e para u shembën pa kundërshtime nga pronarët, të cilët ishin njoftuar më herët.

Shkarkoni aplikacionin e A2