Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ranitidina hiqet nga tregu. Agjensia e Barnave: Mjekët mos e lëshojnë në recetë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 16:26 | Sociale
Ranitidina hiqet nga tregu. Agjensia e Barnave: Mjekët mos e

Ranitidina, medikamenti që përdoret për shqetësimet e stomakut, hiqet nga përdorimi edhe nga tregu farmaceutik në Shqipëri.

Pas njoftimit të Agjensisë Europiane të Barnave se disa ilaçe që kanë në përbërje ranitidinë kanë elemente kancerogjene, Agjensia Kombëtare e Barnave njoftoi tërheqjen e disa medikamenteve. Drejtues të agjenisë u bëjnë thirrje mjekëve në spitale publike, private dhe në qendra shëndetësore të mos i japin me recetë ranitidinën dhe barnat që përmbajnë këtë element.

Agjensia ka nisur kontrolle në farmaci dhe depo për zbatimin e këtij urdhri. Në rast se konstatohet tregtim i këtij medikamenti dhe barnave me përmbajtje ranitidine do të ketë masa ndaj farmacive.

Administrata Amerikane e Barnave dhe Agjensia Europiane e Barnave njoftuan se në barnat ranitidinë apo me përmbajtje të këtij elementi, pas testeve laboratorike është gjetur lëndë kancerogjene. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani