Sfida “Matrix”, Zlatan nismëtar… – A2

Sfida “Matrix”, Zlatan nismëtar…

Largimi nga futbolli europian ka bërë që shumë lojtarë të zhduken nga vëmendja e tifozëve, por nuk ka ndodhur aspak kështu për Zlatan Ibrahimovic.

Gjiganti suedez u transferua vitin e kaluar në SHBA te LA Galaxy dhe sërish vazhdon të jetë protagonist dhe në qendër të vëmendjes, jo vetëm me golat e tij, por edhe me deklaratat dhe postimet në rrjetet sociale.

Së fundmi, sulmuesi 37-vjeçar është bërë nismëtar i sfidës më të re në internet, të cilën e ka quajtur “Matrix.

Në video, Zlatan tregon elasticitet të jashtëzakonshëm. Teka kontrollon topin, ai ka rikrijuar edhe lëvizjet e Keanu Reeves nga filmat “Matrix”.

Për të provuar këtë sfidë, ai ka etiketuar Paul Pogba, agjentin e tij, Mino Raiola dhe yllin e UFC, Khabib Nurmagomedov.