“U desh të anuloja vizitën në Nju Jork”, Rama flet për tërmetin në fjalimin e tij në OKB

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, foli edhe për tërmetin që tronditi vendin tonë të shtunën e kaluar.

“U desh të anuloja vizitën në Nju Jork sepse një tërmet i fuqishëm goditi vendin tim, Shqipërinë. Vendi u përfshi më pas nga stuhi dhe shira të rrëmbyeshme, që e bëri situatën më të keqe. Shkenca ka ecur përpara, por nuk ka ecur mjaftueshëm që të zbulojë tërmetet para se të ndodhin. Edhe pse kjo vlen për tërmetet, kjo nuk vlen për klimën, që mund të bëhet më shumë për të”, tha Rama.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se Shqipëria ka punuar për të pasur një ajër më të pastër në raport me Marrëveshjen e Parisit”, shtoi kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2