Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta rishpall thirrjen për kandidatët

Presidenti Ilir Meta ka rishpallur thirrjen për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Në mbështetje të neneve 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pasi vlerësova njoftimin nr. 530 prot, datë 26.09.2019 dhe Vendimin nr. 137, datë 21.09.2019, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet të cilit, KED ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e Presidentit të Republikës për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme e shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 10723, datë 07.02.2018, për shkak se në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga KED, rezulton se në garë për plotësimin e këtij vendi vakant kanë ngelur vetëm dy kandidatë”

Dekreti i Presidentit

Në gusht, KED i kërkoi Kuvendit dhe Presidentit që të rishpallnin thirrje për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Vendet e lira u krijuan për shkak se gjatë procesit të verifikimit të kushteve ligjore, KED skualifikoi kandidatët për vakancat e Kuvendit, ndërsa për vakancat e shpallura nga Presidenti mbeten vetëm dy kandidatë nga tre që kërkon ligji.

Shkarkoni aplikacionin e A2