Vendi vakant në KLP, Arta Marku thërret këshillin në datë 1 tetor

Aktualisht Këshilli i Lartë i Prokurorisë funksionon me 10 veta. Por i 11-ti pritet të zgjidhet mes Vladimir Marës dhe Esmeralda Keshit, të cilët, sipas konkluzioneve të Prokurorisë së Përgjithshme, plotësojnë kushtet ligjore për pozicionin e anëtarit në KLP-se.

Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të vendit zhvillohet me 1 tetor në orën 10:00. Fituesi mes Vladmir Marës dhe Esmeralda Keshit do të zëvendësojë Gentian Osmani që u shkarkua nga Vettingu në fund korrikut.

Me zgjedhjen e anëtarit të ri plotësohet numri i të gjithë anëtarëve në KLP dhe nuk lënë në dorën e kryetarit 2 vota në fazën e renditjes në bazë të pikëzimit të tre emrave që do t’i dërgojnë Kuvendit për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në garë janë për kreun e akuzës shqiptare janë Arta Marku, Olsian Çelaj dhe Fatjona Memçaj. 

Shkarkoni aplikacionin e A2