Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zëdhënësi i Presidentit: Nuk komentojmë dokumentet e klasifikuara, aq më tepër me datë të pasaktë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2019, 20:33 | Politikë

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga media mbi një dokument të Komisionit të Venecias që mban datën 29 shtator 2019, u shpreh se “nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias”.

“Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019. Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër? Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS”, tha Blushi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani