Baristja më e mirë e botës, një koreanojugore

Bannie Kang është mbretëresha e kokteilit për vitin 2019. Baristja nga Koreja e Jugut fitoi kampionatin ndërkombëtar të “Baristëve” me anë të një kokteili me bazë ekstraktesh natyrale, duke triumfuar kështu ndaj 53 finalistëve të tjerë.

Kang zbuloi pasionin e saj 10 vite më parë, ndërsa punonte si kameriere në një bar në Singapor.

Vëmendja e veçantë për natyrën i është trashëguar nga prindërit, prandaj përdorë shpesh produkte biologjike dhe jo ndotës për kokteilet e saj.

Që prej 2013, Kang punon si bariste në një bar të famshëm të Singaporit.

Shkarkoni aplikacionin e A2