“Bulevardi” vë në pranga 4 persona në Tiranë, shpërndanin drogë

Katër persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë pasi shpërndanin lëndë narkotike të dyshuar kanabis.

Në sajë të operacionit të koduar “Bulevardi” janë vënë në pranga shtetasit me iniciale F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në formë dozash në zonën e Bulevardit të ri, Babrroit dhe në rrugën dytësore në autostradë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 301 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë dhe një tjetër shtetas, L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Dungu”, gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas për “Moskallzim krimi” .

Shkarkoni aplikacionin e A2