City fiton dhe qëndron 5 pikë pas Liverpool

Manchester City iu përgjigj fitores së Liverpool ndaj Sheffield United, duke arritur të triumfojë 1-3 ndaj Everton.

Gabriel Jesus kaloi ekipin e Guardiolës në avantazh në minutën e 27, por 6 minuta më vonë Everton riktheu baraspeshën me anë të Calvert-Lewin.

Megjithatë, Manchester City arriti të gjejë golin e avantazhit me Mahrez në minutën e 71, ndërsa pak para vërshëllimës finale vulosi suksesin me anë të Raheem Sterling.

Kjo fitore mban Manchester City në vendin e dytë, me 16 pikë në 7 ndeshje, 5 më pak sesa Liverpool që kryeson me 21 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2