Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Doni të flini me fantazmat? Në SHBA hap dyert hoteli i mallkuar

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 16:49 | Lifestyle

Në Amerikë ka nisur punën ai që quhet hoteli më i mallkuar në botë.

Pas një rinovimi që ka kushtuar 25 milionë dollarë, Read Hotel, që ndodhet në Tenesi, ka hapur dyert për klientët e guximshëm. Ky hotel ka një histori të frikshme. Në dhomën 311 të tij thuhet se një grua e quajtur Annalisa Netherly është vrarë nga i dashuri i saj në vaskë, në vitin 1920. Që nga ajo ditë, Annalisa endet nëpër korridoret e këtij hoteli.

Tashmë, dhoma 311 do të jetë e disponueshme për prenotime në datat 3, 10, 17, 24 dhe 31 tetor.

Këto do të jenë datat e vetme për këtë vit, pasi ditët e tjera dhoma nuk do të mund të prenotohet.

Dhoma 311 është njësoj si një dhomë e viteve ’20. Ka një radio të vjetër që nuk punon, një tualet të vjetër, mobilje antike dhe parket druri. Sigurisht, pa televizor.

Sipas faqes së internetit të Read Hotel, në dhomë përfshihen edhe aktivitete paranormale si luhatje e dritave, zhurma të pashpjegueshme, shfaqje fantazmash dhe rrjedhje uji në tualet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli