Fatkeqësitë natyrore, shqiptarët ulin sigurimet për pronat e shëndetin

Pak ditë më parë, Shqipëria u përfshi nga një valë tërmetesh që shkaktoi panik te qytetarët. Por të dhënat e fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë për një rënie drastike prej 30% të volumit të primeve të shkruara bruto në portofolin e sigurimit nga zjarri dhe katastrofat e tjera natyrore.

Tregu i sigurimeve vullnetare ku përfshihet edhe prona, pësoi rënie gjatë tetë muajve të këtij viti, pasi primet u ulën me 1.57% kundrejt një viti më parë.

Kjo tregon se shqiptarët sigurojnë makinat dhe jo shëndetin apo jetën, pasi sipas të dhënave zyrtare, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën në 7.1 milionë lekë, ose 4.57% më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të 2018-ës. Madje, për sigurimin e automjeteve ka shkuar edhe pjesa më e madhe pagesave për dëme nga kompanitë e sigurimit, e cila kapi vlerën e 3.9 milionë lekëve, ose 9.9% më shumë se në periudhën Janar-Gusht 2018.

Shkarkoni aplikacionin e A2