Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Finalja e 100 metrave, mbreti i shpejtësisë është një amerikan

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 21:48 | Sporte të tjera
Finalja e 100 metrave, mbreti i shpejtësisë është një

Amerikani 23 vjeçar Christian Coleman është njeriu më i shpejtë në botë. Ai që sipas ekspertëve është pasuesi i mitit Usain Bolt fitoi sonte finalen e garës së 100 metrave në kampionatin botëror të atletikës që po zhvillohet në Doha.

Amerikani, që ishte gjithsesi favoriti i garës, fitoi me rezultatin 9’’ 76, duke lënë shumë pas kampionin e mëparshëm, bashkëkombasin Justin Gatlin që mbylli me 9’’89 dhe kanadezin Andre De Grasse që e ndoqi me vetëm një të qindtën më shumë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë