Hoteli luksoz turk ku do të martohet ish-futbollisti i Manchester United

Pas dy viteve lidhjes, ish-futbollisti i Manchester United, Rio Ferdinand, dhe Kate Wright kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre.

DailyMail ka zbuluar së çifti do ta zhvillojë dasmën e tyre në Turqi, ku kanë zgjedhur hotelin luksoz “D Maris Bay”. Në këtë hotel, dhoma kushton për një natë nga 370 euro deri në 5900 euro.

Edhe pse martesa është në prag, janë zbuluar shumë pak detaje. MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e çiftit, hotelin, por të gjitha palët kanë qenë të rezervuara. Megjithatë, sipas një burimi të “The Sun”, familja dhe të afërmit e çiftit janë zhvendosur tashmë në Turqi.

Rio dhe Kate e nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2017, ndërsa ata njoftuan fejesën e tyre nëntorin e kaluar pas një udhëtimi në Abu Dhabi. Ish-futbollisti i Manchester United është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij të parë, Rebecca Ellison, e cila u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare nga kanceri i gjirit.

Shkarkoni aplikacionin e A2