Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Interi nuk gabon, Sanchez gol dhe karton i kuq

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 20:22 | Futboll
Interi nuk gabon, Sanchez gol dhe karton i kuq

Interi i përgjigjet Juventusit në mënyrën më të mirë, dhe e pret në supersfidën që do t’ i vej përballë javën e ardhshme.

Ashtu si dhe bardhëzinjtë, edhe djemtë e Contes dominuan ndeshjen e sotme ndaj Sampdoriës në Genova. Interi konkretizon fitoren në pjesën e parë ku pas një fillimi të ekuilibruar shpërthen në dy minuta (20’ dhe 22’) me golat  e Stefano Sensit, me devijim të rëndësishëm të Alex Sanchez,  dhe të vetë Sanchezit që në këtë mënyrë shënon goli ne tij të parë me fanellën e re.  

Interi kontrollon lojën dhe duket sikur pjesa e dytë fillon me të njëjtin drejtim, por në minutën e 47-të “ El Nino Maravilla”, siç quajnë Sanchezin fansat e tij, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për një simulim në zonën e rreptësisë dhe si pasojë Interi mbetet me 10 lojtarë.

https://www.youtube.com/watch?v=KSjpHyd6O_g

Sampodoria merr guxim dhe fillon të marrë kontrollin e lojës, që kulmon me një gjuajtje të hidhur të Jankto i cili befason Handanovic netë 55-ën. Por aty kur një barazim dukej i mundshëm, Interi largohet sërish me një aksion të bukur ku një asist i Brozovic i lejon mesfushorit Gagliardini të trefishojë për ekipin e tij (61’). Interi merr sërish kontrollin e lojës dhe ndeshja praktikisht mbyllet aty.

https://a2news.com/2019/09/28/juve-dominon-spal-2-0-por-eshte-etrit-berisha-me-i-miri-i-ndeshjes/

Për Interin kjo është fitorja e gjashtë radhazi në kampionat. Sfida ndaj Juves tashmë është e hapur.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë