Ju ka frikësuar fjalimi i Greta Thunberg në OKB? Prisni të dëgjoni versionin “metal”

Vetëm pak muaj më parë protestonte e vetme në rrugët e Stokholmit, por tashmë 16-vjeçarja suedeze Greta Thunberg është shndërruar në një simbol të luftës për mjedisin, dhe në të njëjtën kohë një nga personazhet më të njohura në gjithë botën.

Fjalimi i saj i fundit në OKB, ku në mënyrë pasionante ka akuzuar liderët e botës për përgjegjësitë që ata kanë për degradimin e natyrës, ka ndarë opinionin publik në ata që e adhurojnë dhe ata që thjesht i kërkojnë të kthehet në shkollë.

Versioni “metal” i fjalimit të Greta Thunberg

Por si për çdo personazh të famshëm,  kanë filluar edhe paroditë. Njëra prej tyre po bëhet virale në Youtube, dhe tregon fjalimin e Gretës të shndërruar mjeshtërisht në një këngë të rrymës  “metal”.

Në të vërtetë, kënga këndohet nga një artist amerikan i quajtur John Molusk, por fjalët janë ato të adoleshentes së famshme, dhe efekti i  videos është më se i goditur, dhe ndoshta do t’ i shtojë asaj edhe fansa të tjerë aty ku nuk e priste.

Versioni i Fat Boy Slim

Për ata që nuk preferojnë rrymën metal, gjendet një version tjetër interesant, ku fjalimi i Gretës kombinohet mjeshtërisht me hitin e Fat Boy Slim  “Right Here, Right Now”, pikërisht fjalët e saj në OKB.

Shkarkoni aplikacionin e A2