Juve dominon SPAL 2-0, por është Etrit Berisha më i miri i ndeshjes

Juventus fiton ndeshjen e saj të pestë në kampionat, dhe kalon momentalisht Interin e ish trajnerit të saj Conte në kreun e Serie A.

Bardhëzinjtë dominuan në shtëpinë e tyre ndaj ekipit të SPAL, duke kontrolluar lojën dhe patur shumë raste shënimi, edhe pse në fund të 90 minutave duhet të mjaftohet me një 2-0.

Rezultati mund të kishte qenë shumë më i gjerë në qoftë se portieri kuqezi Etrit Berisha nuk do të ishte pa diskutim më i miri i ekipit të tij. Shqiptari i mohoi golin disa herë yjeve si Dybala dhe Ramsey në minutën e 5-të, Khedira në fillimin e pjesës së dytë, dhe sërish Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

Portieri kapitulloi vetëm në minutën e 45-të nga një gjuajtje e boshnjakut Pjanic, dhe në të 78-ën nga një goditje me kokë të CR7-ës, të cilit gjithsesi i mohoi në fund të ndeshjes disa gola të sigurtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2