Leclerc nuk ndalet, 4 “pole position” radhazi

Charles Leclerc ka fituar një tjetër “pole position”. Monegasku i Ferrarit la pas në pistën ruse të Soçit britanikun Lewis Hamilton (Mercedes) dhe shokun e tij të skuadrës, Sebastian Vettel.

Ky është “pole position” i katërt radhazi për Leclerc, i cili barazon kështu Michael Schumacher, me gjermanin që për herë të fundit kishte arritur të nisej nga vendi i parë në 4 gara radhazi në vitin e largët 2001.

Pas provave zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë, 21-vjeçari tha: “Nuk dua të shikoj shifrat e Schumacher. Për momentin jam i përqendruar në punën time”.

Shkarkoni aplikacionin e A2