Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Liverpool rrezikon përjashtimin nga “Carabao Cup” pas gabimit të Klopp

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 13:42 | Futboll
Liverpool rrezikon përjashtimin nga “Carabao Cup” pas gabimit

Kampionët e Europës në fuqi, Liverpool, rrezikojnë të përjashtohen nga “Carabao Cup”.

Gjithcka mund të ndodhë për shkak të aktivizimit të lojtarit Pedro Chirivella në ndeshjen kundër modestëve të MK Dons

Sipas mediave angleze, dyshohet se lojtari i cili ka qenë në huazim në Spanjë në Segunda Division nuk ka pasur dokumentacioin në rregull për të luajtur sërish në Angli.

Kjo ka bërë që Federata të nisë një hetim për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp. Nëse shkelja do të vërtetohet, Liverpool mund të ndëshkohet me gjobë, por edhe mund të përjashtohet nga kompeticioni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë