Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mini-Shengeni i Ballkanit, Vuçiç: Kam marrëveshje me kryeministrat Rama-Zaev

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 14:18 | Ballkani
Mini-Shengeni i Ballkanit, Vuçiç: Kam marrëveshje me

Nuk pati video apo fotografi të takimit të tyre, por dakordësia nuk ka munguar. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se ka arritur një marrëveshje mjaft të rëndësishme gjatë takimeve në Kombet e Bashkuara me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Duke folur për mediat e Beogradit, Vuçiç njoftoi se në takimin e 9 dhe 10 tetorit, kur Rama dhe Zaev do të jenë në Serbi, palët do të nënshkruajnë iniciativën e zonës “mini-Shengen”, heqjen e pengesave doganore dhe vendosjen e një tregu të vetëm në Ballkanin Perëndimor.

“Ne do ta ndërmarrim këtë nismë brenda dy javësh, në një takim në Serbi. Unë besoj se është e rëndësishme. Pastaj, do të shkojmë në Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri në përpjekje për të çuar atë përpara. Më pas ne do të përpiqemi të përfshijmë Prishtinën dhe Bosnjë-Hercegovinën, dhe kjo do të ishte diçka e ngjashme me marrëveshjen CEFTA”, tha Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë.

Megjithatë, Kosova është shprehur vazhdimisht kundër një nisme të tillë, pasi e konsideron atë si rikthim të ish Jugosllavisë. Por natyrisht kjo nuk është një ide e nxjerrë nga liderët e Ballkanit Perëndimor, por një nismë e Bashkimit Europian për ta përgatitur më mirë rajonin për integrimin në gjirin e saj në fushën e ekonomisë dhe lëvizjes së lirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë