Në Bundesligë fitojnë vetëm udhëtuesit, Bayern mposht ekipin e Gjasulës dhe merr kryesimin

Bayern Munchen fitoi me vuajtje në transfertën ndaj Paderbornit. 2-3 rezultati i ndeshjes, me bavarezët që shënuan me Gnabry në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë dyfishuan shifrat me Coutinho, ndërsa golin e tretë e shënoi Robert Lewandowski.

Paderborni rihapi dy herë takimin, duke shënuar me Proger e Collins në pjesën e dytë, por pa arritur të marrë të paktën një pikë në këtë takim, ku luajti titullar mesfushori shqiptar Klaus Gjasula.

Pëson humbjen e parë në kampionat Leipzig, që u mposht me rezultatin 1-3 nga Schalke 04.

Në ndeshjet e tjera, Leverkuseni triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Augsburgut, ndërsa me të njëjtat shifra festoi suksesin edhe Borussia Munchengladbach në transfertën ndaj Hoffenhaimit.

Fitore minimale 0-1 mori edhe Wolfsburgu në Mainz, duke bërë që në të pesë takimet e kësaj mesdite të Bundesligës të festojnë skuadrat udhëtuese.

Me fitoren e sotme, Bayern Munchen ngjitet në krye të renditjes me 14 pikë.

Shkarkoni aplikacionin e A2