Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Opinioni i Venecias, Meta: Drafti, i parëndësishëm! Nuk trembet “Luani i Artë!

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 14:09 | Politikë
Opinioni i Venecias, Meta: Drafti, i parëndësishëm! Nuk trembet

Presidenti Ilir Meta, e quajti të parëndësishëm raportin paraprak të Venecias, për të cilin tha se nuk ishte e qartë data e dërgimit.

“Kam zero koment për këtë çështje pasi e kam shteruar me kokë mbrojtjen e shkëlqyer që i kemi bërë Kushtetutës, pluralizmit politik, të drejtës së zgjedhjes, sipas konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe sipas vendimit të qartë që ka marrë Gjykata e Strasburgut, që zgjedhje nuk do të thotë proces mekanik pa alternativ, por mundësi për të zgjedhur në kuptimin substancial. Lidhur me idenë e një drafti që ka ardhur apo që ka rrjedhur, kjo është gjëja më e parëndësishme. Në momentin që stafi ynë do të qartësohet se cili është drafti, i cilës datë është, përsëri përgjigja e Presidencës do të jetë publike edhe për këtë draft dhe do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve. Por asnjë shqetësim, shqetësimi zero.”, tha Meta.

https://a2news.com/2019/09/27/raporti-paraprak-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-meta-tejkaloi-kompetencat/

I pyetur nëse ka frikë nga opinioni i Venecias më 11 tetor, kreu i shtetit tha se luanët nuk tremben. “Si mund t’i trembet Venecias “Luani i Artë i Venecias” të paktën këtë vit”, tha Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani