Sot derbi i Madridit, Atletico dhe Real sfidohen për kreun në La Liga

Sergio Ramos Diego Costa 600x338

Derbi i parë i sezonit në La Liga  është një duel që vlen për kreun e renditjes. Atletiko dhe Reali i Madridit luajnë mbrëmjen e sotme në Vanda Metropolitano, në orën 21:00.

Pas humbjes në Champions, Reali rikuperoi me dy suksese në kampionat dhe paraqitet në këtë sfidë si kryesues i vetëm.

Dueli me Atletikon është një mundësi për skuadrën e Zidan që të konfirmohet. Në anën tjetër, “colchoneros” synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, pasi ende nuk e njohin humbjen përballë tifozëve të tyre.

Një fitore përballë rivaleve të përjetshëm të Realit ka vlerë të dyfishtë, pasi ekipi i Simeones do të rrëmbente kreun e renditjes.

  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, plagosje me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD-së
  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, Lulzim Basha po i drejtohet zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja
  • LAJMI I FUNDIT | I plagosuri, Bledi Oshtuni