Ish Diktatori i Zimbabwe Robert Mugabe u varros sot në fshatin e Kutama ku lindi 95 vite më parë.
Mugabe, një nga protagonistët e politikës afrikane në 60 vitet e fundit, kishte ndërruar jetë në një spital të Singaporit më 7 shtator, por që atëherë kishte mbetur në qytetin-shtet aziatik për mosmarrëveshje midis familjes së tij dhe presidentit Emmerson Mnangagwa, i cili e rrëzoi faktikisht nga pushteti, bashkë me gruan e tij.
Historia e tij e ndarë në luftën për pavarësinë e vendit nga kolonizimi anglez dhe represioni i ushtruar ndaj opozitës dhe komunitetit të bardhë, si dhe gjendjen e mjeruar ekonomike në të cilën ka çuar vendin, e bëjnë një personazh të dashur nga disa dhe të urryer nga shumë të tjerë.
Forca të mëdha policia kanë marrë pjesë në varrim, edhe nga frika e deklaruar nga familja e tij, se disa nga disidentët që ai ka dhunuar gjatë viteve mund të sulmonin kufomën dhe të praktikonin rite fetare me pjesë të trupit të tij.