Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vokalisti James Hetfield në rehabilitim, Metallica anulon koncertet

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 16:09 | Showbiz

Metallica është detyruar të ndërpresë turin e parashikuar në Australi dhe Zelandën e Re për shkak se vokalisti James Hetfield ka hyrë në rehabilitim për abuzim me alkoolin.

Njoftimi erdhi nga 3 pjesëtarët e tjerë të grupit të famshëm, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, që njoftuan në rrjetet sociale se këngëtari, që ka pasur probleme me varësinë ndaj alkoolit prej vitesh, i është kthyer rehabilitimit.

https://www.youtube.com/watch?v=6-P1sRi5mtA

Grupi bëri të ditur se të gjitha biletat e blera do të rimbursohen.

Problemet e James Hetfield me alkoolin janë treguar edhe në dokumentarin "Some Kind of Monster" të vitit 2004. Edhe atëherë këngëtari nisi një periudhë rehabilitimi.

Metallica është një grup i themeluar në vitin 1981 nga James Hetfield dhe Lars Ulrich.

A2 CNN Livestream

Dita jonë