2 gola në 7 minuta, Cikalleshi shënon sa herë që luan

Sokol Cikalleshi nuk ndalet së shënuari në kampionatin turk. Sulmuesi i kombëtares është në super formë teksa ka realizuar dy gola të tjerë këtë fundjavë në fitoren 3-2 të Akhisaspor përballë skuadrës së Karagumrukut në kategorinë e dytë turke.

Sulmuesi shqiptar i shënoi të dy golat brenda shtatë minutave në 22’ dhe 29’, duke e çuar rezultatin në 3-0 për skuadrën e tij, që më pas pësoi dy gola në pjesën e parë, por arriti të ruante fitoren.

Që prej ndeshjesh kundër Francës, Cikalleshi ka shënuar në çdo takim që ka luajtur si me përfaqësuesen ashtu edhe me skuadrën e tij. Me këtë dygolësh, bomberi kuqezi arrin në kuotën e katër golave në kampionatin turk.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte
  • LAJMI I FUNDIT | Franca shuan optimizmin, Macron: Negociatat pas reformimit të BE