Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Afrohet dita e dasmës për JLo, zbulon kush do ta shoqërojë në altar

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 22:23 | Showbiz

Duket se dita e dasmës për Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po afrohet. Çifti ka organizuar në Los Anxhelos një darkë fejese zyrtare, edhe pse propozimi i ish-lojtarit të bejsbollit ka ndodhur që në mars. 50-vjeçarja mbante në gisht një unazë fejese me vlerë 4,5 milionë dollarë, që duket se ka qenë dhurata e Alex për bashkëshorten e ardhshme.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, Lopez madje ka zbuluar edhe personin që do ta shoqërojë në altar në ditën e shënuar, duke thënë se do të jetë i biri, 11-vjeçari Max, që do të ketë këtë nder. Ajo ka edhe një vajzë, Emma, gjithashtu 11 vjeç, me këngëtarin Marc Anthony.

Ndërsa për planet për martesë, JLo, e cila momentalisht po shikon suksesin e filmit të saj fundit “Hustlers”, tha se ende nuk është caktuar vendi. “Nuk po vendosim dot”, u shpreh ajo.

https://a2news.com/2019/09/21/koha-ndalet-per-jennifer-lopez-shkelqen-me-fustanin-e-20-viteve-me-pare/
https://a2news.com/2019/09/20/a-e-ekzagjeroi-jlo-ne-hustler-ne-malajzi-mendojne-keshtu/

A2 CNN Livestream

Dita jonë