Arrestohet shefi i njohur në Itali….përgatiste receta me kanabis

Autoritetet e rendit në Siçili vunë në pranga një shef të njohur kuzhine, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas lajmeve të agjencive italiane, kuzhinierit Carmelo Chiaramonte iu gjetën në banesë dy bimë kanabis sativa dhe 1 kg kërp indian si dhe disa lloje ushqimesh ku ai kishte përzierë lëndë narkotike.

Raportohet se gjatë shpjegimeve të dhëna në polici, Chiaramonte iu ka thënë hetuesve se po e përdor kanabisin për të zbuluar shije të reja. Ai e konsideron veten një konsulent ushqimor i kuzhinës së mileniumit të tretë Shefi 50 vjeçar,  i cili jeton në fshatin Trecastagni, shumë pranë malit Etna, do të gjykohet në gjendje të lirë.

Një njohës i mirë i kuzhinës siçiliane, Carmelo Chiaramonte drejton restorantin në hotelin “Katane Palace” në Katania. Sipas website-it së tij, ai gatuan sipas nuancave aromatike dhe shijes së njerëzve mesdhetarë. Gjithashtu Carmelo drejton dhe një program televiziv për gatimet.

Shkarkoni aplikacionin e A2