Autobusi kalon në krahun tjetër të autostradës, 36 viktima

Publikuar më: 29/9/2019, ora 08:11
Screenshot 2 21 1024x684

Autobusi kalon në krahun tjetër të autostradës, 36 viktima

Publikuar më: 29/9/2019, ora 08:11

36 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Kinë, ku një autobus u përplas me një kamion.

Autobusi kaloi dy barrierat ndarëse të autostradës dhe u përplas me kamionin që ecte në anë të kundërt në një autostradë në qytetin Yinxing në provincën Jiangsu.

Sipas raporteve paraprake, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një gomë e çarë e autobusit.