Basha pret Kryesinë: Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës

Pas mbledhjes së zhvilluar një ditë më parë me Kolegjin e Kryetarëve, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e diel me Kryesinë dhe ish grupin parlament.

Tre kanë qenë mesazhet kryesore që lideri i opozitës ka ndarë me të pranishmit në këtë takim, të cilat ishin raporti i OSBE-ODIHR, rezoluta e Bundestagut për hapjen e negociatave dhe përgatitje për zgjedhje të reja.

Basha mësohet t’iu ketë thënë të anëtarëve të Kryesisë dhe ish deputetëve të grupit parlamentar “Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës”. Sipas tij objektivi kryesor i opozitës është që t’i drejtohet sovranit me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i Selisë Blu iu ka kërkuar demokratëve të zbresin në terren dhe të nisin përgatitjet dhe kontaktet me qytetarët për zgjedhjet, të cilat do të jenë dhe parlamentare dhe vendore dhe do të mbahen në një ditë.

Shkarkoni aplikacionin e A2