Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dhunë, fishekzjarrë dhe pankartat e zakonshme, derbi në foto

Nga A2 CNN
29 Shtator 2019, 19:02 | Futboll

Forca të shumta policie kanë hyrë brenda stadiumit “Selman Stërmasi” pas një sherri mes tifozëve të të Tiranës dhe Partizanit para nisjes së derbit. Grupe tifozësh janë përsheshur pranë sektorit të tifozëve të kuq, të cilët janë vizitorë në këtë takim, ku ka pasur edhe disa të lënduar. Rojet e sigurisë së stadiumit e kanë pasur të vështirë të ndajnë palët ndërsa më vonë në fushë janë futur edhe forcat speciale dhe efektivë të shumtë.

Me fillimin e ndeshjes sherri ia ka lënë vendin fishekzjarrëve, koreve ofenduese dhe pankartave ironike. Ndërkohë, në tribunën kryesore, nuk kanë munguar edhe tifozët VIP, si Zëvendëskryeministri Erion Braçe, tifoz i flakë i Partizanit, Guvernatori i Bankës Gent Sejko, por edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka dhe sportisti Florian Marku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë