Ekstradohet nga Amsterdami një nga “Babagjyshët” grabitës

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët holandezë bëri të mundur ekstradimin nga Amsterdami të një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim nga drejtësia.

33-vjeçari Fatmir Pjetri është dënuar me 30 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal “Babagjyshët” dhe që nga vitit 2013 dhe në vazhdim akuzohet për disa grabitje me armë në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit.

Shkarkoni aplikacionin e A2